Berisha: Protesta ishte uragan, tronditi Ramën!

spot_img
Advertisements

Sali Berisha e nisi javën duke u ndalur te jehona që mori pasqyrimi i protestës së 8 majit në mediat botërore, gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu. Më pas fajësoi Edi Ramën, por tha se ditët e tij janë të numëruara në kilometrin e fundit të opozitës.

Ky uragan pati një jehonë të jashtëzakonshme në mediet botërore. Kauza e drejtë e protestës së dhjetëra mijëra qytetarëve që në një ditë shiu të plotë, me guxim të jashtëzakonshëm kundrejt një terrori shtetëror dhe mediatik të paparë, mbushën anekënd bulevardin e komnit për të shprehur revoltën e tyre ndaj qeverisë së paligjshme të Tiranës.

Ndaj Edi Ramës që shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale. Ndaj një njeriu që nuk ka legjitimitet. Nuk ka legjitimitet sepse përdori 83 mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe të Lubi Ballukut. 

Ky uragan, të cilin mediat e qeverisë e paraqitën si një grumbullim 100 vetësh apo pak mijëra ato më zemërgjerat, tronditi jo vetëm regjimin, por ushtoi në mbarë botën. Ushtoi në mbarë botën për këto arsye.

Së pari, këta protestues guximtarë kanë një kauzë të drejtë, luftojnë një regjim që i ka vjedhur dhe mbron vjedhjet e tij. Dhe kjo është arsyeja se pse mediat e botës së qytetëruar kanë përshëndetur këtë protestë, këtë revoltë, këtë kryengritje paqësore.

Së dyti, qëndrimi shtazor, barbar, primitiv i narkopolicisë për çfarë shpërfaqi para botës fytyrën e vërtetë të narkoshtetit të Edi Ramës. Të gjitha këto bënë që 8 maji ishte kryelajmi i medieve botërore. Nuk gjen një lajm tjetër në mediat botërore të transmetuar me kaq vlerësim sa ç’u transmetua kryengritja paqësore në bulevardin e Tiranës” tha ai.

spot_img

Latest articles

Related articles