Sot është dita e Europës. Është ditëlindja e krijesës së Zhan Mone: BE. Një ditë feste për nderuar sakrificat e popujve dhe liderëve shtetformues për të ndërtuar një shtëpi të përbashkët europiane në kontinent.
Në thelb, BE-ja është një marrëveshje politike e bazuar në konceptin e Solidaritetit pas Luftës së Dytë Botërore, ku Franca i propozoi Gjermanisë një marrëveshje për bashkëjetesë të gjatë, brenda një familje europiane ekonomike, ku do të shtoheshin kurorat e shumë vendeve të tjera.
Kjo magji integruese sot duket se ka marrë fund. Gjermania që falë disiplinës përparon dhe mban peshën e refugjatëve po lëkundet në çështjet e pritjes së refugjatëve dhe emigrantëve nga Ballkani, Franca ka humbur interesin në punët europiane. Italia dhe vendet e Beneluksit po qëndrojnë në pritje dhe në pozicione të heshtura në çështje të mëdha.
Shqipëria që duhet të kishte një logjikë dobiprurëse për bashkësinë ka një lidership që kërkon “të bëjë ca letra për në BE” pasi asgjë europiane nuk ka në Shqipërinë që kanë ndërtuar bashkë në 35 vite. Koncepti i tyre është të martohen me një plakë europiane për “letra”.
Shëndetësia nuk është europiane, arsimi nuk është europiane, policia nuk është europiane, sporti nuk është europian, tregu i lirë nuk është i lirë, ekonomia është hibride, shumë gjëra të tjera nuk janë europiane.
Ne nuk duhet të kemi iluzione për ndryshime kur politika dhe qeverisja nuk ndryshon. Nëse vota nuk ndyshon, gjërat nuk ndryshojnë.



