Detaje të reja mësohen nga vrasja e së enjtes në Gjashtë të Sarandës. Vrasja me plumb në kokë e Rexhep Ismailit në lokalin e karburantit të tij është pasuar nga të shtëna të tjera nga një person që ka qenë në banak.
Mësohet se lokali nuk ka pasur banakier të mirëfilltë pasi ishte më shumë si kafe familjare ku në darkë mblidheshin si vëllezër dhe nipër të familjes.
Ismaili ishte edhe kryetar i shoqatës Çamëria në Sarandë.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër që nuk është paraqitur për ndihmë në spital. Autori që vrau Ismailin, Lulzim Tabaku, ia ka mbathur bashkë me të lënduarin dhe janë në kërkim.



