Ish presidenti i SHBA Obama jam gati të takoj Alienët si përfaqësues i Tokës

spot_img
Advertisements

Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama, ka folur sërish për misterin e UFO-ve dhe mundësinë e ekzistencës së jetës jashtëtokësore, gjatë një interviste në emisionin “The Late Show” me Stephen Colbert.

Teksa diskutonte me moderatorin Stephen Colbert, Obama u shpreh se beson se mund të ekzistojnë alienë, por theksoi se qeveria amerikane nuk ka asnjë provë konkrete apo kontakte të fshehta me ta.

“Qeveria është shumë e dobët në mbajtjen e sekreteve”, tha me humor ish-presidenti amerikan, duke shtuar se nëse do të ekzistonin anije kozmike apo alienë nën kontrollin e autoriteteve amerikane, dikush do ta kishte publikuar tashmë një foto në rrjetet sociale.

“Me siguri dikush do të kishte bërë një selfie me një alien dhe do t’ia kishte dërguar të dashurës për ta impresionuar”, u shpreh Obama, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Biseda mori një tjetër kthesë kur Obama deklaroi se do të ishte i gatshëm të përfaqësonte Tokën në rast të një kontakti me jashtëtokësorët.

“Kandidoj për kontaktin e parë”, tha ai, duke argumentuar se përvoja në diplomaci dhe karakteri i tij miqësor e bëjnë personin e duhur për këtë rol.

Nga ana tjetër, Stephen Colbert iu përgjigj me ironi: “Do ta mbajmë parasysh”.

Në fund të intervistës, Barack Obama ritheksoi se, pavarësisht madhësisë së universit dhe teorive të shumta që qarkullojnë, qeveria amerikane nuk disponon prova për komunikim me alienë.

spot_img

Latest articles

Related articles