Drejtori i Policisë së Durrësit është shkarkuar nga detyra. Largimi i tij vjen pas pezullimit së bashku me dy zyrtarë të tjerë të Policisë së Durrësit, lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në zonën e ish-Kënetës.
Afrim Tafa është zhvendosur në detyrën e shefit të sektorit pranë Interpolit, detyrë që e ka mbajtur edhe më herët para se të merrte drejtimin e policisë në këtë qark.
Pak ditë më parë, dy fëmijë humbën jetën dhe një i tretë u plagos rëndë në zonën e ish-Kënetës.



