Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë. Policia njofton se automjeti i gazetarit Sami Curri është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta.
Sipas policisë, makina ka qenë e parkuar pranë banesës së tij dhe është konstatuar në flakë rreth orës 02:58 pas mesnatës.
Ka qenë vetë gazetari i cili ka njoftuar efektivët e policisë për ngjarjen, ndërkohë që shërbimi zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje për shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet e qëllimshme.



