Jonada Avdian e vranë me skaf. Kompania Sigal, Bashkia, autori dhe policia nuk paguajnë dënimin

spot_img
Advertisements

Pas katër vitesh, familjarët e të ndjerës, që zgjodhi me familjen të pushonte në atdheun e prindërve dhe bregdetin JON, vijon ta mbulojë hija e rëndë e një shteti pa autoritet.
Nuk mundën të ndalnin një polic të padenjë që i mori jetën Jonada Avdias më 2 gusht të vitit 2022, ndërsa sot pikërisht Bashkia Himarë, kompania private e sigurimit Sigal dhe policia refuzojnë të paguajnë faturën për marrjen e jetës së një fëmije dhe turisteje të pafajshme.

Në një vend normal as do kishte diskutim pagimi i dëmit edhe pa u dënuar fajtori, i cili jo vetëm është dënuar, por ndodhet pas hekurave me një vendim apeli për 12 vite. Gazetari Arsen Rustaa i Ueblajm ka siguruar ekskluzivisht se si drejtësia bën ping-pong me familjarët e të ndjerës JONADA.

E mitura s’jeton prej 4 vitesh, por sot kur të gjithë bashkë do duhej të kishin paguar faturën dhe t’i kërkonin ndjesë përjetësisht kësaj familjeje, i sorrollasin gjyqeve. Jonada është në dhe, ndërsa në Gjykatën e Lartë rekursi ka marrë një përgjigje. Gjykata e Tiranës do duhet të shqyrtojë këtë padi.

Po çfarë ka ndodhur?
Padia është depozituar në Gjykatën e Tiranës.
Tirana e ka deleguar për kompetencë në Gjykatën Administrative Lushnjë.
Lushnja e ka sjellë për kompetencë në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Lartë e ka rikthyer më dt.22/12/2025 në pikën e nisjes, aty ku trokitën familjarët e Jonandas. Pra, ta gjykojë Gjykata e Tiranës.

Paditësit dhe palët e paditura si dhe objekti i padisë:

PALËT
Paditës: ERMIRA LAMNICA
Paditës: BLEDAR AVDIA
Paditës: DEON AVDIA
Paditës: NAZMIE AVDIA
Paditës: ISMET AVDIA

I paditur: BASHKIA HIMARË
I paditur: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLICISË SË SHTETIT
I paditur: SHOQËRIA “SIGAL UNIQUA GROUP” SH.A
I paditur: ARJAN TASE

Palë e tretë: AVOKATURA E SHTETIT

E gjitha kjo bëhet për faturën financiare me vlerë 62 milionë lekë. Ja se ç’thuhet në padinë e familjarëve të të ndjerës:

“Detyrimin solidar të të paditurit Bashkia Himarë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Arjan Tase të paguajnë në favor të paditësave dëmin e plotë pasuror dhe jopasuror (moral dhe ekzistencial) që i është shkaktuar paditësave në vlerën 62,000,000 (gjashtëdhjetë e dy milion) lek, për ngjarjen e datës 02.08.2022 të ndodhur në vendin e quajtur ‘Potam’, Himarë, ku humbi jetën shtetasja angleze Jonada Avdia.

Detyrimin solidar të të paditurit Bashkia Himarë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Arjan Tase të paguajnë kamatvonesat mbi vlerën e dëmit, nga momenti i ngritjes së padisë deri në ekzekutimin e vendimit, interesa të cilat do të përllogariten në momentin e ekzekutimit sipas normës së interesit të Bankës së Shqipërisë.

Detyrimin e palës së paditur Sigal Uniqua Group të paguajë në favor të paditësave shpërblimin e dëmit pasuror dhe jopasuror në vlerën 8,000,000 (tetë milion) lekë në formën e dëmit moral dhe ekzistencial për ngjarjen e datës 02.08.2022 të ndodhur në vendin e quajtur ‘Potam’, Himarë, ku humbi jetën shtetasja angleze Jonada Avdia.

Detyrimin e palës së paditur Sigal Uniqua Group të paguajë kamatvonesat nga momenti i ngritjes së padisë deri në ekzekutimin e detyrimit. Dhënien e vendimit me ekzekutim të përkohshëm. Detyrimin e palëve të paditura të paguajnë solidarisht shpenzimet gjyqësore dhe avokatore.”

spot_img

Latest articles

Related articles