Kyriakos Mitsotakis njofton publikisht paketën e ndihmës prej 500 milionë euro për familjet dhe fermerët, me subvencione direkte për karburantin, ndihmë për pensionistët dhe mbështetje për fëmijët, duke reaguar ndaj rritjes së kostove të jetesës. Modeli grek është logjik: shteti merr goditjen financiare dhe lehtësom qytetarët e thjeshtë. Edhe më herët, Athina ka injektuar 300 milionë euro subvencione vetëm për dy muaj për të ulur çmimet e karburantit dhe për të mbështetur konsumatorët dhe bizneset. Në thelb kriza globale ul fuqinë blerëse, prandaj shteti bën transfertë direkte tek qytetarët dhe stabilitet social pa ndikuar në konkurencën e lirë dhe të drejtat e qytetarëve. Paratë shihen, masat ndihen, dhe politika është e lexueshme.
Ndërkohë në Shqipëri, nën Edi Rama, paketa ekziston, por nuk shpallet kurrë. Ajo lexohet në buxhet: plot 2 miliardë euro për PPP/koncesione deri në 2032, të paguara nga taksat dhe borxhet e shqiptarëve të thjeshtë, me mbi 220 kontrata që kanë ngritur shqetësime për risk fiskal dhe transparencë nga Berlini në Ankara. Kjo nuk është transfertë direkte te qytetari. Qeveria ja jep direkte oligarkëve në një “rrjedhë të garantuar” për një rreth të kufizuar aktorësh ekonomikë. Qytetari nuk zgjedh, biznesi nuk mundet të konkurojë. Çfarë bënte më pak Enveri, Stalini, Hitleri apo Musolini në ekonomitë e centraliziara totalitare? Kësaj pyetje t’i përgjigjen ekonomistët.
Dhe ndërkohë që ekonomia shqiptare ka një pjesë të konsiderueshme të punësimit në sektorë si shërbimet (ku përfshihen edhe call centerat që operojnë në tregje ndërkombëtare), struktura mbështetëse mbetet e orientuar jo drejt individit, por drejt kompanive oligarke.
Greku merr 500 milionë për të përballuar krizën, ndërsa shqiptari jep miliarda që kriza të mos ndihetnga oligarkët, llopi dhe sorollopi i tyre.



