KryesoreTe rejatPolitika
Balla: Në fund të korrikut do të vendosim për Spiropalin
20/04/2026
0
Kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se në fund të muajit korrikut kur mbyllet sesioni parlamentar do të marrin një vendim për deputeten Elisa Spiropali që ka dalë nga rreshti. “Në fund të çdo sesioni parlamentar bëhet një analizë e performancës së çdo deputeti. Ky është një proces rutinë që zbatohet për të gjithë, pa përjashtim” tha ai.
Ndërkohë, ai u ndal edhe tek procesi i rienergjizimit të Partisë Socialiste, duke e cilësuar si një fazë të rëndësishme komunikimi me qytetarët dhe rritjeje të anëtarësimeve të reja.
Balla tha se procesi po ecën sipas pritshmërive dhe bëri thirrje për angazhimin e të rinjve, duke e lidhur këtë me objektivin strategjik të integrimit në Bashkimin Europian.
Në lidhje me reformën administrative-territoriale, Balla u shpreh se nuk është e rëndësishme numri i bashkive, por përmirësimi i shërbimeve për qytetarët. Ai njoftoi se do të zhvillohen dëgjesa në të gjithë vendin për të marrë mendimet e qytetarëve dhe për të përmirësuar reformën ekzistuese.
Në fund, i pyetur për një kërkesë për rezolutë nga PS të xhaxhait të një prej viktimave të 21 janarit, Aleks Nikës, Balla tha se kjo do të vlerësohet në bazë të analizave institucionale, pa dhënë një përgjigje përfundimtare.



