Protesta kombëtare e PD, përplasje e tensione, mbi 20 të shoqëruar

spot_img
Advertisements

Protesta kombëtare e Partisë Demokratike është shoqëruar me tensione dhe përplasje, duke sjellë edhe të lënduar mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Sakaq, gjatë protestës së opozitës në Tiranë ka mbetur i lënduar edhe një punonjës i FNSH, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Policia ka shoqëruar deri më tani 6 persona. 4 persona u shoqëruan në fillim kur nisi hedhja e molotovëve te Kryeministria.

Policia u sul menjëherë drejt grupit që kishte çantat me molotov dhe i shoqëroi. Ndërsa dy persona të tjerë janë shoqëruar më pas.

spot_img

Latest articles

Related articles