Giorgia Meloni kritikon Trump për komentet ndaj Papa Luanit: Të papranueshme

spot_img
Advertisements

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, duke i cilësuar si “të papranueshme” komentet e tij ndaj Papa Luani XIV.

“I konsideroj fjalët e Presidentit Trump drejtuar Atit të Shenjtë të papranueshme,” u shpreh Meloni, e cila konsiderohet gjerësisht si një nga aleatet kryesore të Trump në Evropë. Ajo theksoi se Papa, si kreu i Kishës Katolike, ka të drejtë të bëjë thirrje për paqe dhe të dënojë çdo formë lufte.

Përplasja për luftën në Iran

Deklaratat e Melonit erdhën pasi Trump kritikoi publikisht qëndrimin e Pope Luani XIV mbi luftën në Iran. Të dielën në mbrëmje, ai e cilësoi Papën si “të tmerrshëm për politikën e jashtme”.

“Nuk na pëlqen një Papë që mendon se është në rregull të kesh një armë bërthamore,” u tha Trump gazetarëve, duke shtuar: “Unë nuk jam një fans i Papa Luanit.”

Komentet e tij kanë shkaktuar reagime të forta, duke nxjerrë në pah tensionet mes politikës dhe autoritetit moral të Kishës.

Reagimi i Vatikanit

Nga ana tjetër, Papa Luani XIV, i cili ka qenë gjithnjë e më i zëshëm për konfliktin mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, i hodhi poshtë kritikat.

Ai deklaroi se “nuk ka frikë nga administrata Trump apo nga të folurit hapur për mesazhin e Ungjillit”, duke riafirmuar qëndrimin e tij në mbrojtje të paqes dhe kundër përshkallëzimit të luftës.

spot_img

Latest articles

Related articles