Balluku përballet me kritika në Asamblenë e PS në Fier. E mbron Rama

spot_img
Advertisements

Asambleja e Partia Socialiste e Shqipërisë për qarkun Fier, e zhvilluar në ambientet e Teatri Bylis, është shoqëruar me tensione dhe debate mes socialistëve dhe drejtuesve politikë.

Në fokus të përplasjeve ishte drejtuesja politike e qarkut, Belinda Balluku, e cila u përball me kritika të drejtpërdrejta nga anëtarë të thjeshtë të partisë.

Një prej tyre, punonjës i kompanisë Albpetrol, akuzoi Ballukun për largime nga puna të socialistëve dhe zëvendësimin e tyre me mbështetës të partive të tjera. Balluku i ka pohuar duke i thënë se: “Ta them hapur para gjithë pjesëmarrësve këtu në asamble përse je larguar?”

Debati u tensionua deri në atë pikë sa u desh ndërhyrja e Kryeministrit Rama, i cili kërkoi ndërprerjen e diskutimeve të ashpra, pohuan burime informacioni brenda kësaj asambleje.

Përplasje pati edhe nga përfaqësues të zonës së Cakranit, të cilët shprehën pakënaqësi për drejtimin e partisë, duke deklaruar se ‘nuk është më Partia Socialiste që ka qenë’, por një strukturë me interesa të ngushta

spot_img

Latest articles

Related articles