“Igli vdiq duke salduar hekurat”, arrestohet administratori “problematik” i Orange Club në Sarandë!

spot_img
Advertisements

Një punonjës 31-vjeçar, Igli Gjoca ka humbur jetën teksa punonte në Orange Club në qytetin e Sarandës.

Gjoca ishte punësuar në mënyrë të paligjshme dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po saldonte disa hekura.
I riu, me origjinë nga zona e Bajkajt, ishte i martuar dhe do të bëhej babai i një vajze, por fatkeqësisht humbi jetën ndërsa punonte.

Për ngjarjen, policia e Sarandës ka vënë në pranga administratorin e clubit, Ermal Fataj 40 vjeç, i cili akuzohet për punësim të paligjshëm dhe shkelje të rregullave në punë.

Fataj rezulton se është arrestuar edhe në vitin 2017, asokohe i akuzuar se vrau me skaf një turiste ruse 15-vjeçare.

spot_img

Latest articles

Related articles