Berberi i ARRSH hapet si vaji në lakra në SPAK, pranon gjykimin e shkurtuar

spot_img
Advertisements

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, si dhe të bashkëpandehurve të tjerë, për zhvillimin e procesit me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Berberi, ish-vartës i ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, është zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për çështjen në fjalë.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme nënkupton që në rast shpalljeje fajtor, të pandehurit përfitojnë ulje të dënimit.

Në seancën e radhës, SPAK pritet të paraqesë konkluzionet përfundimtare, duke i hapur rrugë më pas vendimit të gjykatës për këtë çështje.

spot_img

Latest articles

Related articles