Pas Ramës, edhe Vuçiç i beson kompanisë izraelite “Elbit” prodhimin e dronëve

spot_img
Advertisements

Media izraelite “Haretz” raporton se Serbia gati të prodhojë dronë me gjigantin izraelit të armëve Elbit Systems.

Ndërmarrja e përbashkët vjen mes një rritjeje të eksporteve të armëve nga Beogradi dhe dy marrëveshjeve të mëdha për të furnizuar artileri, raketa dhe UAV të përparuara të prodhuara nga Elbit, kompani izraelite.

Në Tiranë Elbit përfaqësohet nga sekseri i njohur Ron Yeffet, mik i Ramës.

Qeveria shqiptare, me kryeministrin Edi Rama, ka lidhur marrëveshje me kompaninë izraelite të mbrojtjes “Elbit Systems” për zhvillimin e një industrie vendase të mbrojtjes, duke përfshirë dronët dhe sisteme artilerie (obusë ATMOS 155 mm dhe mortaja SPEAR 120 mm). Marrëveshjet, që përfshijnë edhe kompaninë shqiptare KAYO, synojnë gjithashtu rihapjen e Akademisë së Aviacionit në Vlorë.

Burimi: https://www.haaretz.com/israel-news/security-aviation/2026-04-07/ty-article/.premium/serbia-poised-to-produce-drones-with-israeli-arms-giant-elbit-systems/0000019d-6347-d68a-a39d-637717d10000

spot_img

Latest articles

Related articles