Dy persona u vranë dhe dy oficerë policie u plagosën në një incident me armë zjarri pranë ndërtesës ku ndodhet konsullata izraelite në Stamboll të martën.
Videoja e Reuters tregoi një oficer policie që nxirrte një armë dhe fshihej, ndërsa dëgjoheshin të shtëna.
Një person u pa i mbuluar me gjak, ndërsa sipasinformacioneve të fundit, dy nga të dyshuarit u vranë dhe një u plagos.Një prani e fortë e forcave të armatosura të policisë mbahet gjithmonë në zonën pranë konsullatës izraelite. Pamjet televizive treguan policë të armatosur që patrullonin në zonë pas të shtënave.



