Kokalari ultimatum Berishës: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

spot_img
Advertisements

Aktivistja shqiptaro amerikane dhe një nga gratë që ka shprehur interes për postin e kryetares së Partisë Demokratike, Evi Kokalari, ka bërë një deklaratë të fortë duke vendosur në qendër të vëmendjes ish-kryeministrin Sali Berisha dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kokalari ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të penguar kandidaturën e saj do të ketë pasoja serioze dhe do të “vulosë” sipas saj dosjen e tyre sa i përket çështjeve të korrupsionit në institucionet amerikane.

“Refuzimi, injorimi ose pengesat ndaj kandidaturës sime, për çfarëdo arsye qofshin ato, do të vulosin përfundimisht dosjen e korrupsionit të Shkelzen Berishas dhe Sali Berishas në DASH”, paralajmëron Kokalari, teksa më tej thekson se çdo veprim i marrë kundër saj, ka folur qartë lidhur me shkatërrimin që të dy babë e bir, sipas demokrates, i kanë bërë demokracisë në Shqipëri.

Reagimi i plotë:

Refuzimi, injorimi ose pengesat ndaj kandidaturës sime, për çfarëdo arsye qofshin ato, do të vulosin përfundimisht dosjen e korrupsionit të Shkelzen Berishas dhe Sali Berishas në DASH.

Çdo akt i ndërmarrë prej tyre kundër meje flet qartë për shkatërrimin që këta të dy i kanë bërë demokracisë në Shqipëri.

Kushdo që ata mendojnë se kanë blerë në SHBA për t’i ndihmuar, nuk do të mund t’i ndihmojë dot. Atë shans e humbën në momentin kur sakrifikuan reputacionin tim për aferat dhe pazaret që duhej të bënin për Kullën e Malit.

Sot është 6 Prilli dhe ende s’kam asnjë lloj përgjigjeje nga familja Berisha. Por një shprehje e Napoleonit mban ende sot shumë peshë:

“Mos e ndërprit kurrë kundërshtarin kur është duke bërë një gabim”

Dhe këtu bëhet fjalë pikërisht për gabime strategjike, për të cilat familja Berisha shquhet…

To be continued…

spot_img

Latest articles

Related articles