Pedagogu: Kishte aq shumë lekë për fermerët nga BE sa u lodhën duke vjedhur!

spot_img
Advertisements

Pedagogu Rezart Prifti ka ironizuar mënyrën se si janë menaxhuar fondet e Bashkimit Europian në Shqipëri, duke folur për nivel të ulët përthithjeje dhe korrupsion të madh. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, Prifti deklaroi se Shqipëria ka përfituar fonde të konsiderueshme nga BE në sektorë të ndryshëm, por sipas tij, këto mundësi shpesh nuk janë shfrytëzuar siç duhet.

“Ka pasur aq shumë fonde nga BE, saqë u lodhën duke vjedhur. Madje në shumë raste as nuk aplikonim siç duhet për to”, u shpreh ai.

Prifti solli në vëmendje programin IPARD, duke e cilësuar si një nga shembujt më problematikë sa i përket menaxhimit dhe abuzimeve të pretenduara.

Sipas tij, Shqipëria ka renditur dobët në raport me vendet e tjera për përthithjen e fondeve, duke theksuar se në disa raste mungesa e projekteve dhe e aplikimeve ka qenë arsyeja kryesore.

“Ishim ndër vendet e fundit për përfitueshmëri dhe konkurrueshmëri. Nuk bënim as aplikimet për të marrë fondet. Ndërkohë, vende si Mali i Zi kishin rezultate shumë më të mira”, tha ai.

Pedagogu ngriti shqetësime edhe për mungesën e investimeve konkrete në sektorë kyç si arsimi dhe infrastruktura sociale, pavarësisht financimeve të disponueshme.

“Janë dhënë fonde për arsimin, por a kemi parë çerdhe apo kopshte të reja? Sidomos në Tiranë, problemi i mungesës së çerdheve mbetet shumë i madh”, u shpreh Prifti.

Në përfundim, ai theksoi se problemi nuk qëndron vetëm tek mungesa e fondeve, por tek mënyra e menaxhimit dhe përdorimit të tyre, duke kërkuar më shumë transparencë dhe efikasitet në administrimin e ndihmës europiane.

spot_img

Latest articles

Related articles