Pas Spiropalit, Garda bllokon edhe Braçen në takimin e Ramës në Asamblenë e PS të njësisë nr. 7 në Tiranë

spot_img
Advertisements

Deputeti Erion Braçe, prej disa ditësh ka konfirmuar se kërkon të kandidojë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Tiranës. Për këtë ai ka nisur edhe një numër takimesh në Asambletë e PS në kryeqytet, ku njëkohësisht edhe kryeministri Edi Rama ka nisur një tur.

Por gjatë këtij turi ka ndodhur edhe një incident para tre ditësh në mbledhjen e Asamblesë së PS në njësinë nr. 7 në Tiranë.

Redaksia mëson se ndërsa mbledhja ishte njoftuar se do të niste në orën 18.00 të pasdites, kryesocialisti Edi Rama ka ardhur më herët për shkak të axhendës dhe në këtë mënyrë mbledhja nisi me të pranishmit që ishin aty.

Sakaq, Braçe që ishte njoftuar për zhvillimin e mbledhjes në orën 18.00 dhe kur arriti nuk u lejua nga Garda të hynte në takim me arsyetimin që ajo kishte nisur.

Ky është rasti i dytë, ku Garda ndërhyn ndaj atyre që po cilësohen si “rebelë të PS

spot_img

Latest articles

Related articles