3 marinarë detarë ndalojnë të riun me hanxhar në autostradë pasi goditi 4 makina

spot_img
Advertisements

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Rinasit, rreth 300 metra larg mbikalimit.

Sipas dëshmisë së një qytetari, një person ka përplasur katër automjete dhe më pas ka dalë në rrugë duke kërcënuar dhe ndjekur kalimtarë të rastit me një hanxhar.

Për fat të mirë në vendngjarje, në mënyrë të rastësishme, ndodheshin tre efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët dyshohet se i përkasin forcave speciale të Marinës. Ata kanë ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar personin, i kanë hequr hanxharin dhe i kanë vendosur prangat, duke e mbajtur nën kontroll deri në mbërritjen e Policisë.

Më pas, efektivët e policisë kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat.

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë, situata është vënë nën kontroll dhe është shmangur një ngjarje edhe më e rëndë.

spot_img

Latest articles

Related articles