Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Tiranës lidhur me denoncimin e bërë publik nga vetë ai dy ditë më parë për kërcënime të përsëritura dhe njerëz me maska në oborrin e televizionit.
Dy ditë më parë, Meksi denoncoi publikisht në një intervistë live kërcënimet dhe shantazhet e shumëfishta ndaj tij, të cilat i lidhi me aktivitetet e tij në biznese të ndjeshme. Meksi tha se pavrësisht kallëzimeve të bëra ka pasur mungesë reagimi dhe transparence nga institucionet.



