Forcat Speciale shqiptare janë angazhuar përkrah aleatëve italianë në operacione të koordinuara detare në kuadër të stërvitjes së përbashkët “Neptune Strike ’26”
Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se, stërvitja fokusohet në përballimin e aktiviteteve të paligjshme dhe garantimin e sigurisë së rrugëve ujore, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe angazhimeve në strukturat e sigurisë.
Operacioni i përbashkët synon rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave, përmirësimin e kapaciteteve operacionale dhe forcimin e reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën detare.
“Neptune Strike ’26” është pjesë e stërvitjeve të rregullta me partnerët strategjikë. Në këtë stërvitje marrin pjesë struktura të specializuara shqiptare dhe njësi të forcave italiane, duke demonstruar koordinim dhe gatishmëri në operacione të përbashkëta.



