Rama i pakënaqur me deputetin Ardit Bido: Të mbështetëm, por nuk arrite pritshmëritë

spot_img
Advertisements

Në mbledhjen e zgjeruar mes Grupit Parlamentar të PS dhe ministrave, kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësi për rezultatin e zgjedhjeve në Sarandë. Kritikat i ka adresuar ndaj deputetit të ri të qarkut Vlorë, Ardit Bido.

“Ardit, ti pate një mbështetje të fortë nga qendra, por nuk arrite pritshmëritë. Ti duhet të mësosh nga Damiani si të bëhesh i suksesshëm në zgjedhje“, citohet të jetë shprehur Rama. Partia Socialiste fitoi me 4100 vota më shumë se partia Demokratike në zgjedhjet e vitit 2025.

Rikujtojmë se mbledhja e Grupit parlamentar të PS-së është shoqëruar me disa debate, të cilat sollën përfshirjen e Ramës. Nuk ka qenë vetëm Elisa Spiropali ajo që ka ngritur “temperaturën” e kësaj mbledhje duke u përplasur me Erjona Ismailin ministre për Marrëdhëniet me Parlamentit.

Dy burime nga Grupi PS treguan edhe dy episode të tjera ku janë bërë protagonistë dy deputetë të PS dhe vetë kryeministri Edi Rama.

Episodi i parë ka qenë një tërheqja vëmendje ndaj Damian Gjiknurit.

“Damian leje telefonin se më shpërqëndron kur flas”, citohet të ketë thënë Edi Rama.

“Ok, s’ka asnjë problem”, është përgjigjur Gjiknuri, i cili më pas ka futur telefonin më xhep.

spot_img

Latest articles

Related articles