Muzika e miza në vesh – Virion GRAÇI

spot_img
Advertisements

Vdekja e këngëtares së shquar greke, me emrin e skenës Marinella, solli ca fakte për pritjen e saj në Shqipëri, në vitin ’79, më duket. Perifrazoj: në sallë kryesisht kuadro të lartë të partisë, njerëz të sigurimit të shtetit, pra, të përzgjedhur, të besuar… Shumë prej tyre braktisën koncertin dhe më seriozët, specialistët e fushës denoncojnë me shkrim në organet përkatëse muzikën, interpretimin.
Nga sa kam lexuar, mësuar e kuptuar deri tani, pasi kur ka ndodhur kjo ngjarje kam qenë femijë, spektatorët e thirrur në koncert me ftesa e kanë përllogaritur qenien e tyre aty edhe si provokim ndaj tyre. Paranoja e udhëheqësve të lartë shtetërorë e partiakë, njëkohësisht u bë dhe paranojë e qytetarëve të zakonshëm, në një masë të konsiderueshme. Përvojëra të ngjashme ishin të freskëta e të zakonshme: një festival i zyrtar mirëpritur i rtsh-së, të nesërmen i shpie protagonistët në penalitete të rënda; një shfaqe teatrore që merr disa çmime të para, të nesërmen i shikon protagonistët e saj në burg e në ndalime të tjera, të rrepta profesionale.
Nuk mendoj se repertori i Marinelës, i miraturar paraprakisht nga pala ‘jonë’ mund të shkaktonte bezdi, acarim deri në braktisje. Pushteti i një muzike argëtuese, me tema universale si dashuria, rinia, miqësia, natyra, nuk mund të shkaktoje protestë, irritim te asnjë gjë e gjallë; edhe kobrat bëhen vallëzuese, zbuten kur mjeshtri muzikant u luan një melodi.
Për ta kuptuar drejt atë veprim demonstrativ kundra koncertit po sjell një rast më të vone, po nga ai regjim, treguar nga poeti filan: po pija kafen e mengjesit me filanin e fistekun (poetë të mirënjohur që jetojnë e shprehen ende) dhe u thashë ndër të tjera se libri im me poezi u pranua, do të niset shpejt për botim. Recensat ishin pozitive, hoqën 2-3 poezi si të papërshtatshme, ca ndreqje të vogla e kaq. “Cilat poezi? Me çfarë kriteri?”
Meqë nuk ua shpjegonte dot, nxorri ne tavolinë poezitë e përjashtuara. “Ua, thanë ata njëzëri, po këto janë të bukura, nga më të mirat, si ka mundësi?!”
Të nesërmen, siç e mora vesh më vonë, tha autori, të dy shokët, secili në hesap të tij e kishin raportuar bisedën tonë ‘në vendin e duhur’.
‘U mërzite me ta, me siguri?!”
“Jo ore. Unë e raportova bisedën tonë menjëherë sa u ndamë.
Nuk bëheshin shaka të tilla. Vetëm se u betova fillimisht se rastësisht i nxorra në tavolinë poezitë e hequra gjate redaktimit, dhe shoket reaguan siç duhej, me partishmëri.”

spot_img

Latest articles

Related articles