Inteligjenca turke: Lufta në Iran mund të ndezë konflikt mes turqve, kurdëve, arabëve dhe persëve

spot_img
Advertisements


Shefi i inteligjencës turke, İbrahim Kalin, ka paralajmëruar për pasoja të rënda nëse përshkallëzohet konflikti me Iranin, duke theksuar rrezikun e një destabilizimi të gjerë në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, një luftë e tillë mund të ndezë një zjarr të madh përçarjeje mes popujve kryesorë të rajonit – turqve, kurdëve, arabëve dhe persëve – duke hapur rrugën për përplasje të gjata dhe të rrezikshme.

Kalin nënvizoi se një skenar i tillë mund të shndërrohet në një konflikt të zgjatur rajonal, me pasoja të paparashikueshme për sigurinë dhe stabilitetin në zonë.

Paralajmërimi vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta dhe ekziston frika se përshkallëzimi i tyre mund të përfshijë aktorë të shumtë dhe të zgjasë për vite

spot_img

Latest articles

Related articles