“Je komuniste” – gazetarja franceze i kthehet Ramës

spot_img
Advertisements

Nga Doriana Musai

Përballë pyetjes për privatizimin e ishullit të Sazanit te familjarët e Donald Trump, përgjigjja rrëshqiti drejt: “më pëlqejnë si njerëz… janë të sjellshëm… të edukuar”, ndërsa projekti u prezantua si “projekti i brezit të ri të turizmit”, madje edhe “në mbrojtje të natyrës”. Ndërsa organizatat mjedisore që e kundërshtojnë projektin u reduktuan në një etiketë të vetme: “janë lindur për ta kundërshtuar atë”.

Vazhdon, duke iu mbivendosur fjalëve të gazetares (se Kushner dhe e shoqja janë të lidhur familjarisht me presidentin e SHBA-së), duke u diferencuar se ai nuk i ndan njerëzit sipas lidhjeve familjare – sepse këto ndarje, sipas tij, i bëjnë komunistët. Madje, me të njëjtën lehtësi, thotë se mund të punonte edhe me të afërmit e Maduros.

Por në vend që të përgjigjet, e kthen bisedën në sulm. Në mënyrë të përsëritur e etiketon gazetaren si “komuniste”, derisa ajo e ndal: “Edi Rama, unë nuk jam komuniste.”

Është e qartë se, kur mungon përgjigjja si shtetar, hyn në lojë sulmi personal – një refleks i njohur, sidomos për mënyrën se si sillet me gazetarët shqiptarë (sidomos ato femra).

Pastaj kalon në vetën e parë për “arritjet”, ndërsa për pyetje të sikletshme si strehimi i muxhahedinëve, strehohet te Kodi i Besës që kanë shqiptarët dhe historia e çifutëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sa më ka lodhur. E dëgjova me titra, se nuk kuptohej – si karaoke pa tekst në ekran: e njeh melodinë, por fjalët janë gjithmonë gabim.

spot_img

Latest articles

Related articles