nga Prof. Taulant Muka
Drejtori i AADF më ka kontaktuar për takim, duke vlerësuar punën, guximin dhe integritetin tim. Përgjigjja ime është e qartë dhe publike: JO.
AADF është, në bindjen time, një organizatë që vepron kundër interesave shqiptare dhe po kontribuon në dëmtimin e arsimit dhe të historisë mijëravjeçare të shqiptarëve, përfshirë edhe Durrësin. Në fushën e arsimit, ka financuar një organizatë medemek të “Cambridge”, e cila operon kryesisht në Lindjen e Mesme, duke e trajtuar Shqipërinë jo si një vend evropian, por si pjesë e një realiteti tjetër. Duke përdorur këtë organizatë, kërkon veto në arsimin shqiptar!
Nuk kam asgjë për të diskutuar me të.
Në vend të kësaj, e ftoj të dalë përpara qytetarëve në protestën e 30 Marsit, përballë Parlamentit, ku banorët e Durrësit po mbrojnë shtëpitë dhe historinë tonë, dhe t’u shpjegojë pse po ndërhyhet në trashëgiminë tonë historike.



