Drejtuesi i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, zbuloi sot katër skenarët e PS për Reformën Territoriale.
Skenari 1: Harta aktuale ndryshon pak (duke shkrirë disa bashki të vogla), qarqet mbeten si nivel koordinues.
Skenari 2: Ndërtohen super bashkitë në shkallën e ish-rretheve si nivel ekzekutiv kryesor, ndërsa ish-bashkitë aktuale marrin statusin e qytetit me kryetar e këshill të zgjedhur drejtpërdrejt.
Skenari 3: Forcohen qarqet pa ndryshuar kufijtë e bashkive sot. Qarku të shkojë në zgjedhje të drejtpërdrejta nga populli.
Skenari 4: është qeverisja ombrellë e disa bashkive dhe qarqet thjeshtesohen.Rajoni funksionojne për planifikimin afatgjatë, infrastrukturën e rëndësishme dhe fondet e BE-së.



