Shkarkohet drejtori i Zonave të Mbrojtura, favorizoi biznesin e familjes tek Syri Kaltër

spot_img
Advertisements

Drejtori i AKZM-së në Vlorë, Martin Goriçi është shkarkuar nga detyra, pasi u përfshi në një seri akuzash për abuzim me detyrën, nepotizëm dhe shkelje të ligjit në administratën publike.

Denoncimi i publikuar nga Piranjat dhe i shoqëruar me video, ngrinte dyshime serioze mbi mënyrën e menaxhimit të zonës së mbrojtur të Syrit të Kaltër. Sipas informacionit të bërë publik, pretendohej se Goriçi kishte lejuar dhe favorizuar aktivitete të paligjshme nga një subjekt privat, i lidhur familjarisht me të.

Sipas dëshmisë së denoncuesit, individë të paautorizuar vendosnin tarifa për turistët që vizitonin zonën, ndërkohë që të ardhurat nuk kalonin në kanalet zyrtare shtetërore.

Po ashtu, aktiviteti zhvillohej edhe gjatë orëve të mbrëmjes, madje duke shoqëruar turistë në ambiente private, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe ligjshmërinë.

Më tej, denoncimi theksonte se personi i përfshirë ishte i punësuar në Bashkinë Gjirokastër dhe paralelisht ushtronte aktivitet në zonën e mbrojtur, duke e kthyer këtë në një “biznes familjar” në kurriz të pasurisë publike.

Pas publikimit të këtyre të dhënave dhe reagimit publik, autoritetet kanë ndërmarrë masën e shkarkimit të drejtorit, ndërsa pritet që rasti të ndiqet më tej për verifikime dhe përgjegjësi ligjore

spot_img

Latest articles

Related articles