Po ashtu kujtojmë se është vënë nën hetim në gjendje të lirë edhe deputeti demokrat, njëkohësisht organizator i protestës Klevis Balliu, i ciki akuzohet se ka shtyrë të miturit në krim. Gjithashtu nën hetim janë marrë edhe 5 të mitur të cilët u përfshinë në akte dhune si edhe 3 protestues të tjerë.
Kujtojmë se protesta e 22 marsit u shoqërua me dhunë, molotovë dhe fishekzjarrë të hedhur ndaj godinës së qeverisë, ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës dhe u tentua të shkohej edhe në Kuvend dhe selinë rozë, por kordonët e policisë mundën të ndalonin dëmet e mëdha në këto institucione.
EMRAT E PROTESTUESVE
Oriol Kodra
Mentor Jakimi
Suzana Dimushi
Ervis Hysenlika
Adriano Mekshi
Artur Koxha
Ardian Koxha
Klement Truni
Femi Dafku
Hajdin Dafku
Xhevdet Tahiraj
Xhetan Koka
Eldi Taga
Ildo Xhido
Ledjo Gogolli



