Trump sulmon NATO-n: Pa SHBA, është një tigër letre. Friakacakë, ne nuk harrojmë

spot_img
Advertisements

Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në Truth Social ka reaguar ndaj NATO-s dhe vendeve të cilat nuk kanë pranuar të ndihmojnë në luftë për të hapur Ngushticën e Hormuzit. Sipas tij këto vende tani po ankohen për rritjen e çmimeve të naftës teksa i ka cilësuar frikacakë.

“Pa SHBA-në, NATO ËSHTË NJË TIGËR LETRE! Ata nuk donin të bashkoheshin në luftën për të ndaluar një Iran me fuqi bërthamore.

Tani që lufta është FITUAR, me pak rrezik për ta, ata ankohen për çmimet e larta të naftës që detyrohen të paguajnë, por nuk duan të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një manovër e thjeshtë ushtarake që është arsyeja e vetme për çmimet e larta të naftës.

Kaq e lehtë për ta për ta bërë, me kaq pak rrezik. FRIKACAKË, dhe ne do ta KUJTOJMË”, shkruan Trump.

spot_img

Latest articles

Related articles