‘Mbuloi’ vilën e Ahmetajt në Palasë, shpëton nga akuza biznesmeni Mond Bego! Si përfitoi prona publike për pallate

spot_img
Advertisements

Më shumë se dy vite e gjysmë pasi kërkoi arrestimin në parlament, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë ish zv.kryeministrin në arrati Arben Ahmetaj, bashkë me 10 persona të tjerë. Ahmetaj akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. SPAK ka goditur pjesërisht edhe rrethin e biznesmenëve, të cilët sipas prokurorëve të çështjes kanë mbuluar disa nga pasuritë e Arben Ahmetajt produkt i aferave korruptive. Ata kanë ndihmuar dhe mbuluar Trigrin edhe për pastrimin e parave të korrupsionit, provuar me fakte dhe prova nga SPAK.

“Të pandehurit: Andi Boni, Elda Dinaj, Gerian Kuka, Helidon Begaj, Sonila Goxhaj dhe Sokol Meqemeja janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dyte i Kodit Penal“, thuhet në njoftim.

Por, përveç biznesmenit dhe ish deputetit të PS Vladimir Kosta, SPAK duket se ka gjetur prova edhe biznesmenin tjetër Edmond Bega allias Manoli Bega allias Saimir Sina allias Belul Gjahtari, i dënuar për trafik droge, por që e ka shlyer dënimin dhe konsiderohet i rehabilituar. Si Lad Kosta, ashtu edhe Mond Bego, dyshoheshin se kishin mbuluar Arben Ahmetajn në fshehjen e pasurisë dhe pastrimin e parave.

Në dosje thuhet se Mond Bega dhe Arben Ahmetaj kanë udhëtuar bashkë jashtë vendit. Ndërkaq, në prill 2021, Mond Bega, përmes kompanisë së tij Inerte Ekspres, i ka shitur vilën nr. 73 Arben Ahmetajt në Palasë, dyshohej se kishte përfituar nga Ahmetaj me skemë korrupsioni dhe kamufluar në emrin e Elda Dinajt, shoqe e ish bashkëshortes së Arben Ahmetajt, Albina Mançka.

Prokurorët e çështjes Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai kanë arritur në konluzionin se Arben Ahmetaj ka përdorur Mond Begon për kamuflimin e vilës 73 në Palasë, me vlerë mbi 1 milionë euro. Nga hetimet ka rezultuar se Mond Bega në fakt nuk ka lidhje me vilën, por është angazhuar me kompaninë e tij Inerte Ekspres për të ndihmuar Ben Ahmetajn, për mbulimin e pasurisë, ku më pas ka hyrë në lojë Elda Dinaj, si mbulesë e vilës së korrupsionit.

Shitja është bërë tek noteri Alket Mançka, i cili është ish kunati i Arben Ahmetajt, vëllai i Albina Mançkës. Elda Dinaj nuk ka qenë fare në Shqipëri kur është bërë shitblerja tek noteri.

spot_img

Latest articles

Related articles