Shefi i CIA-s: Irani përbën një kërcënim të menjëhershëm për SHBA

spot_img
Advertisements

Përballja në Senatin amerikan për kërcënimet globale u kthye në një debat të fortë mbi Iranin, ku drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, mbrojti me tone të qarta dhe të drejtpërdrejta qëndrimin se Teherani përbën rrezik real dhe të menjëhershëm për SHBA-në.

Gjatë dëshmisë së tij përpara Komisionit të Inteligjencës, Ratcliffe u pyet nga senatori John Cornyn nëse kishte ndonjë tregues që Irani kishte hequr dorë nga ambiciet bërthamore apo zhvillimi i raketave balistike. Përgjigjja ishte e prerë: “Jo. Në fakt, inteligjenca tregon të kundërtën.”

Debati u tensionua kur Cornyn e vendosi përballë deklaratave të Joe Kent, i cili kishte dhënë dorëheqjen duke pretenduar se Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm.

Senatori:“A nuk jeni dakord me Kent?”

Drejtori CIA: “Po, nuk jam dakord.”

Ai e përmbylli qëndrimin e tij me një deklaratë që përforcon narrativën e administratës: “Irani ka qenë një kërcënim i vazhdueshëm për SHBA-në për një kohë të gjatë dhe përbën një kërcënim të menjëhershëm në këtë moment.”

Kjo dëshmi nuk ishte thjesht teknike, por thellësisht politike, pasi vjen në kulmin e debatit për luftën me Iranin dhe menjëherë pas dorëheqjes së Kent, që tronditi strukturat e sigurisë.

Në thelb, seanca në Senat ekspozoi një përçarje të rrallë: një drejtues i inteligjencës që mbron kërcënimin dhe justifikon veprimet, përballë një zyrtari që largohet duke e kundërshtuar atë. Një debat që tregon se lufta me Iranin nuk po zhvillohet vetëm në terren, por edhe brenda vetë institucioneve amerikane.

spot_img

Latest articles

Related articles