Aleatët perëndimorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po reagojnë me kujdes dhe hezitim ndaj përpjekjeve të presidentit amerikan Donald Trump për të përfshirë NATO-n në përballjen me Iranin, duke theksuar se nuk ekziston një zgjidhje e shpejtë për krizën e krijuar në Gjirin Persik.
Por secili vend i NATO-s bën vlerësimin e tij. Shqipëria e ka detyrë kombëtare e strategjike ti përgjigjet PO kërkesën së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mund të mos kemi kapacitete të jashtëzakonshme për të dërguar në detin e kuq dhe zonat përreth por çdo kontribut është i mirëpritur për nevojat SAR, të emergjencës detare, për anijet në vështirësi navigimi apo shpëtimi në det.
Shqiptarët duhet të jenë pro aktivë në krah të Shteteve të Bashkiara të Amerikës për të treguar se besnikëria nuk bëhet me kalkulime politike por strategjike.
ShBA janë superfuqi në ajër det e tokë, por edhe në fushën dixhitale, por është gjithmonë e mirëpritur aleanca dhe ndarja e sakrificës e lavdisë.



