Sherr mes vjehrrit dhe dhëndrit, përfundojnë të dy në spital

spot_img
Advertisements

Dy persona kanë përfunduar në spital mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Bëhet fjalë për një 91-vjeçar dhe dhëndrin e tij, një 69-vjeçar.

Policia njoftoi se mes të dyve ka pasur një sherr, teksa vjehrri ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij.

Dëmtime ka pësuar edhe vetë vjehrri.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje që ndodhi në fshatin Xhafzotaj.

spot_img

Latest articles

Related articles