Refuzimi i shumicës socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku, cilësohet si “maja e ajsbergut” të një modeli qeverisës që ka në themel korrupsionin sistemik dhe grabitjen e parasë publike.
Në takimin me Departamentin e Infrastrukturës në PD, me pjesëmarrjen edhe të liderit demokrat, Sali Berisha, deputeti Oerd Bylykbashi tha se ky akt nuk është një vendim i izoluar, por prova se kryeministri Edi Rama do të vazhdojë me këmbëngulje të mbrojë një skemë që ka shkatërruar shpresat e shqiptarëve dhe ka zhdukur çdo mundësi për zhvillim normal të vendit.
Por përpjekjet e Ramës për të bllokuar hetimet, theksoi deputeti Bylykbashi, shihen si një shenjë se drejtësia po i afrohet majës së pushtetit.
Ajo që u përmbyll dje me turp në parlamentin shqiptar, është maja e modelit qeverisës i Edi Ramës. Ajo dje ishte prova që Edi Rama nuk ka për të hequr dorë dhe do të vazhdojë me këmbëngulje në mënyrën se si ka gjithë këto vite, ka grabitur shqiptarët, paranë publike, ka shkatërruar shpresat e tyre, ka zhdukur çdo mundësi që ky vend të ketë një zhvillim normal nëpërmjet konkurrencës, nëpërmjet pjesëmarrjes së të gjithë shqiptarëve në shanse për të zhvilluar këtë vend. Refuzimi për të hequr, refuzimi për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut nuk është gjë tjetër veçse, kulmimi i një procesi në të cilin Edi Rama kupton që tashmë të gjithë e dinë dhe laku edhe i drejtësisë tashmë po shkon në fytin e Edi Ramës.
Balluku simbolizon në fakt një model i cili nuk është më histori korrupsioni. Dispozitat në Kod Penal të korrupsionit i qëndrojnë shumë të vogla mënyrës së qeverisjes së Edi Ramës. Nuk është diçka e fshehtë midis zyrtarësh të korruptuar me, ë, persona të cilët kanë interes. Është një model i cili grabit haptazi paranë publike dhe po nuk po flasim për vlera të vogla. Vetëm 11 procedurat, ë, për të cilat është marrë e pandehur apo është nën hetim Belinda Balluku, përbëjnë vlerë prej nga buxheti i shtetit prej 1.1 miliardë eurosh. Sigurisht që është shumë më tepër se kaq. Por kjo është vetëm një moment dhe sigurisht duket që do të thellohet më tej. Pra, Edi Rama thotë, jo më larg se sot, përsëri përsëriti që prokuroria nuk e akuzon Belinda Ballukun për korrupsion. Ndërkohë ajo akuzohet për prishjen e barazisë në tendera, i cili është themeli mbi të cilën më pas ndërtohet e gjithë mënyra se si qeveriset në mënyrë korruptive, sistemike dhe zhvaten paratë e buxhetit publik duke dëmtuar interesin publik, duke dëmtuar çdo shans që shqiptarët të kenë një infrastrukturë, e cila është në përputhje me standardet dhe i shërben zhvillimit të vendit.
Jo më kot Edi Rama përzgjodhi Belinda Ballukun si një model me të cilin ai mund të operonte. I mblodhi bashkë funksionet më të larta në qeveri dhe pushtetin, pushtetin më të madh ekonomik brenda një qeverie që komandohet nga një ministri, duke krijuar një figurë që mund ta quajmë fare mirë, Zëvendëskryeministrin për Korrupsionin e Organizuar. Nëse Belinda Balluku ishte kjo, nga krahu tjetër kishte Ergys Agasin si Zëvendëskryeministrin e Krimit të Organizuar. Pra, është simbioza më e qartë, më e dukshme e mënyrës të ku krimi dhe korrupsioni janë dy shtyllat me të cilën Edi Rama qeveris. Infrastruktura dhe transporti janë fushat ku marrin pjesën e ‘Luanit’ të buxhetit publik. Dhe në themel të tyre kanë mirëqeverisjen, kanë zbatimin e ligjit. Nëse do të lexonit raportin e prokurorëve të posaçëm për çështjen Balluku, ajo tregon se si një shtet, pra ai mund të jetë një manual për të trajnuar këdo për t’i thënë si nuk duhet të funksionojë shteti. Aty kuptohet se si çdo lloj ligji që miratohet nga parlamenti nuk ka vlerë. Ku komanda, telefoni, SMS-ja, vullneti korruptiv i Edi Ramës, i Belinda Ballukut e poshtë, i gjithë asaj piramide kriminale, përcakton çdo gjë në kundërshtim me ligjin



