Lita: Manja paska lexuar 16 mijë faqe dhe nuk paska parë 80 provat që ka çuar SPAK! E duan vreshtin pa roje, ta vjelin shtetin

spot_img
Advertisements

Gazetari Lavdrim Lita duke folur në emisionin “Off the Record” në A2CNN tha që vendi nuk është më në kushtet që po lufton korrupsionin, pasi sipas tij PS i bëri sot një gjyq popullor SPAK-ut dhe gjykatave. Duke iu referuar qëndrimeve të Ramës dhe PS-së në raport me imunitetin e Ballukut, Lita mendon që jemi futur në një kurs përplasjeje me BE-në.

“Mendoj që Shqipëria rrezikon realisht integrimin europian të vendit. Sot është minuar përfundimisht Shqipëria 2030. Vendi nuk është më në kushtet që lufton korrupsionin dhe…Nuk është aspak e ekzgjeruar kjo që po them sepse ka ndryshuar dhe retorika ndaj institucioneve të drejtësisë. Sot ishte një gjyq popullor që ju bëhej SPAK-ut dhe gjykatave dhe mendoj që brenda Partisë Socialiste paska një hierarki të çuditshme ku një zonjë qenka ndryshe nga Saimir Tahiri, ndryshe nga Erjon Veliaj, ndryshe nga Lefter Koka, ndryshe nga Vangjush Dako dhe zyrtarë të tjerë të Partisë Socialiste, që s’kanë përfituar nga mbështetja politike dhe nga mbrojtja politike e Partisë Socialiste. Nuk ka pasur një grup parlamentar apo një komision ligjesh që paska bërë një raport të mirë për ta. Domethënë ca të nënës, ca të njerkës në Partinë Socialiste dhe kjo nuk më duket një mbrojtje shumë e mirë”, tha gazetari.

“Unë mendoj që kemi një kurs përplasje me Bashkimin Europian. Kapitulli 23 që është hapur i pari dhe do mbyllet i fundit mendoj që është në kushtet e pezullimit tashmë sepse është fakti i kryer që lufta ndaj korrupsionit po çalon dhe po çalon nga sjellja politike e Partisë Socialiste, sepse Partia Socialiste ka vazhduar dhe do të vazhdojë në të ardhmen t’i heqi dhëmbët SPAK-ut që mos të kafshojë më zyrtarë të Partisë Socialiste dhe asnjë zyrtar të administratës së shtetit. praktikisht e duan vreshtin pa roje, duan të bëjnë çdo gjë me vreshtin, ta vjelin dhe ta marrin për shtëpinë e tyre. Sot kryeministri tha që në ato 16.000 një faqe që i paska lexuar Ulsi Manja dhe që e ka një rekord për formimin e tij ligjor. Nuk paska parë 80 provat që janë depozituar nga ana e SPAK-ut në këtë USB-n e famshme sekrete që e mbajnë këto deputetët e Partisë Socialiste”, vijoi Lita.

spot_img

Latest articles

Related articles