Frrok Çupi: Rama burrë shteti, Bela qelibar

spot_img
Advertisements

Analisti Frrok Çupi i ftuar në “News Line: në ABC News komentoi projektraportin dhe qëndrimin që mbajti Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Sipas tij, qëndrimi i kryeministrit ishte “një qëndrim burrë shteti”, në një moment kur, sipas Çupit, “makina e shtetit kishte shkuar buzë greminës”.

Ai paralajmëroi se situata mund të përshkallëzohej edhe më shumë nëse SPAK do të ndërmerrte hapa ekstremë, duke përmendur si shembull mundësinë e një kërkese për arrestimin e Presidentit. Çupi u shpreh se kryeministri nuk iu drejtua SPAK-ut me deklaratën e tij, por publikut, për të kërkuar që institucionet e drejtësisë të veprojnë në funksion të vendit dhe jo, sipas tij, në rol pengues.

Në analizën e tij, Çupi kritikoi gjithashtu mënyrën se si SPAK po ndërton çështje hetimore, duke përmendur një dosje me “16 mijë faqe me thashetheme” që, sipas tij, lidhet me zv/kryeministren Belinda Balluku. Çupi theksoi se një institucion drejtësie që, sipas tij, “guxon të të marrë në rrugë dhe të të çojë në burg”, krijon rrezik për shtetin dhe qytetarët. Ai shtoi se ata që kërkojnë destabilizimin e vendit, sipas tij, po veprojnë në aleancë me strukturat e drejtësisë.

“Qëndrimit i kryeministrit ishte një qëndrim burrë shteti, ishte një qëndrim ku makina e shtetit kishte shkuar buzë greminës. Shumë kush e konsideron një dëm shumë të madh sikur SPAK t’i mbushet mendja dhe të kërkojë arrestimin e Presidentit. Nëse do të lihej edhe pak kohë makina e shtetit do të ishte bërë copë e thërrime, ku nuk do të gjendjen asgjë.

E dyta, kryeministri nuk foli me SPAK sot, por me publikun, për t’i kërkuar që institucionet e drejtësisë të vihen në rolin e ndihmësit të vendit, sepse deri tani ishin në rolin e minusit. Atë që bën Berisha me demokracinë, bën SPAK me drejtësinë. 16 mijë faqe me thashetheme me Belinda Ballukun. Njerëzit që duan të shkatërrojnë vendin janë në aleancë me SPAK. Është çmenduri që SPAK e ndërton si kështjellë e jo si çmenduri. Një institucion drejtësie i cili guxon të të marr në rrugë dhe të të çojë në burg, do të thotë që jemi të rrezikuar të gjithë, është i kërcënuar në radhë të parë, atdheu, vendi dhe individi”, tha Çupi

spot_img

Latest articles

Related articles