Mediu takim me ambasadorin e OSBE: Reforma zgjedhore dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira
Deputeti Fatmir Mediu, ka takuar ditën e sotme në ambientet Kuvendit të Shqipërisë ambasadorin e OSBE në Tiranë, Michel Tarran, me të cilin ka diskutuar për reformën zgjedhore dhe situatën politike në vend.
Mediu theksoi nevojën për një reformë që adreson problematikat e ngritura nga ODIHR dhe kërkoi qeveri teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira, ndërsa ambasadori Tarran shprehu gatishmërinë e OSBE për të asistuar në proces.
Reagimi i plotë:
🔹Kënaqësi të takohesha sot në ambientet e Kuvendit të Shqipëtisë me Ambasadorin e OSBE në Tiranë Michel Tarran dhe të diskutonim rreth situatës në Shipëri dhe vecanërisht për një reform zgjedhore që të adresojë problemet e ngrituar nga ODHIR për zgjedhjet e fundit parlamentare.
🔹Informova ambasadorin se reforma zgjedhore është e rëndësishme për të rikthyer parlamentarizmin dhe një demokraci ku vota e qytetarëve zgjedh deputetet me bindje se konkurimi është rruga më e drejtë në një garë elektorale.
Po ashtu shkëputjen e qeverisë nga ndërhyrja flagrante në procesin zgjedhor dhe manioulimin e tij në bashkëpunim me krimin dhe korrupsionin, paratë e pista dhe përdorimi i taksave për qëëlime elktorale për të blerë votat.
🔹Për këtë është e nevojshme qeveria teknike dhe shembulli i Maqedonisë është rast domethënës se si qeveria teknike garnton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
🔹Ambasadori konfirmoj se zyra e OSBE në Tiranë është e gatëshme të asistoj parlamentin për një reformë konsensuale dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të nderëshme.
https://www.facebook.com/share/p/1NVvGhcRgW/?mibextid=wwXIfr



