Salianji: Qytetarët nuk i besojnë Berishës, Rama nuk ikën me fishekzjarrë

spot_img
Advertisements

“Përse nuk përjashtohen ata që e ngrenë zërin për ta mbajtur PD në humbje?”, – kështu u shpreh ish-deputeti i PD-së Ervin Salinaji në një takim në Vlorë. Ai tha se është e rëndësishme që PD të jetë fituese, por me mënyrën si po drejtohet kjo forcë nuk vjen dot në pushtet.

“Me frymën e drejtimit të sotëm PD nuk vjen dot në pushtet. Nuk bashkohet dot PD në këto mënyra. Nuk afrohet komuniteti ndërkombëtar me të njëjtët njerëz në lidership. Kemi zbritur në terren për të folur me qytetarët në emër të parimit. Shqiptarët do të na urrejnë nëse nuk i themi gjërat siç janë. Ka momente kur e vërteta duhet e hidhur, por në fund ajo triumfon.

Çdo javë thuhet që Rama do rrëzohet, por Ramaduro është prapë aty. Nuk kemi sharë dhe ofenduar askënd nuk ke i marrë me gjueti shtrigash apo përgjegjësi personale. Por jemi brenda PD dhe shqetësimet duhet të zgjidhen duke dëgjuar dhe përfshirë çdo kontributor dhe jo duke vendosur tapa në vesh. Ne sot na duhet cilido. Përse nuk përjashtohen ata që e ngrenë zërin për ta mbajtur PD në humbje?”, – tha ai.

Sipas Salianjit nuk kanë se si të kërkojë llogari ata që nuk kanë fituar asnjë garë elektorale.

“Të gjithë i duhen kësaj partie. Të gjithë jemi pjesë e kësaj familje. Unë jam që fëmijë pjesë e PD, e kam nisur 15 vjeç, jam rritur me të, ama ishte një PD fituese”, – tha Salianji duke shtuar se PD nuk mund të vazhdojë të thotë “fajin e ka Edi Rama”. Sipas tij përgjegjësinë politike e kanë drejtuesit dhe jo votuesit.

“U tha që partia do hapej, por të gjithë e dinin në tavolinë që thonin që PD do t’i humbë zgjedhjet. Dhe të nesërmen dolën sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Por demokratët kanë dhimbje sepse të gjithë dhunën e regjimit e ndjejnë demokratët. Opozitës për të kompensuar humbjen që ka pësuar në Vlorë do të duhet të fitojë në 6 qarqe të tjera. Përse nuk i shohim këto, apo do vazhdojmë të themi që fajin e ka Edi Rama…

Edi Rama duhet larguar, por ne duhet të gjejmë njerëzit e duhur. Por kryetari i PD mban përgjegjësi për gjithçka i ka ndodhur partisë. Për 4 vite u fol për atë që quhej neni Basha. Por sot a jemi forcë qeverisëse? A po themi të përcaktohet Kushtetuta e PD sot të gjithë.

Por pa diskutim që Berisha ka status të veçantë. Mund t’i lejohej rikandidimi, por si? Pa bërë fare garë, duke i përjashtuar kontributorët dhe që mbajnë barrë të rëndë gjatë gjithë kohës. Si do të zhvillohet zgjedhjet e prillit që ka PD, duke mbyllur sytë. Gënjeshtrat vetëm e dëmtojnë PD”- tha ai.

“Qytetarët nuk e besojnë lidershipin e PD aq sa duhet dhe për këtë nuk fajësohen qytetarët”, kështu u shpreh Salianji në takimin e zhvilluar në Vlorë. Gjithashtu ai theksoi se protestat e deritanishme nuk kanë sjellë asnjë ndryshim, ndërsa nënvizoi se me ‘fishekzjarrët nuk ndodh asgjë’.

“Qytetarët kanë mesazh të qartë dhe ne duhet ta dëgjojmë. Qytetarët nuk e besojnë lidershipin e PD aq sa duhet dhe për këtë nuk fajësohet populli, por ndryshojnë politikanët dhe lidershipi, duke thënë po është përgjegjësia jonë, e kryetarit të PD. PD ka qenë është dhe do jetë një forcë e madhe politike, por ne do e bëjmë fituese”, tha Salianji.

“Unë kam pyetur se cilat janë rregullat, por rregullat janë se kush ka njohje klienteliste apo të afërt. Dhe të gjithë njerëzit që kërkojnë të kontribuojnë apo të kërkojnë llogari për humbjet duan t’i përjashtojë. Lidershipi po zgjedh anëtarët kontribuuesit janë përjashtuar. Nuk mund të trajtohen dot njerëzit si budallenj, s’mund të vazhdojnë të thonë të pavërteta që kanë 13 vute që u thonë. Miqtë ndërkombëtarët presin vizon këta flasin gjëra të vjetruara. Ne po kërkojnë që PD të bëhet fituese dhe po pyesim, edhe nga kjo sallë e pyes kush e ka përgjegjësinë për humbjen kaq të thellë të zgjedhjeve të fundit?”, tha ai.
Në takimin e tij të zhvilluar me strukturat dhe mbështetësit në Vlorë, Ervin Salianji nuk i ka kursyer kritikat ndaj lidershipit të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Salianji u shpreh se PD nuk mund të vazhdojë të jetë humbëse, ndërsa theksoi se qeveria sipas tij qëndron në këmbë për shkak edhe të pafuqisë së opozitës. Në përfundim Salianji bëri thirrje që qytetarët të bashkohen sepse sipas tij ndryshime do të vijë nga ‘sallat e mbushura plot dhe jo nga ata që ‘flenë mbi dafina e privilegje’.

spot_img

Latest articles

Related articles