Rama: Jam prekur politikisht nga zhvillimet në Lindjen e Mesme, kam miq të fortë

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Podcastin e tij për situatën në Lindjen e Mesme dhe lajmet që qarkulluan se Shqipëria mund të ishte shënjestër e sulmeve që ka nisur Irani.

“Të gjithë jemi të prekur politikisht, shpirtërisht nga zhvillimet në Lindjen e Mesme në një rajon ku kemi miq të jashtëzakonshëm dhe që kemi një miqësi të fortë me Izraelin dhe me vendet e Gjirit Persit, të cilat kanë qenë në rrezen e agresionit të killerave të Teheranit. Situata vështirë të parashihet fundi i një ofensive të nisur me plotë të drejtë nga SHBA me Izraelin për të ndaluar njëherë e mirë që regjimi të prodhojë bombën atomike.

Për ne prioritet është siguria e shqiptarëve që ndodhen në këto vende. Ka pasur lloj thashethemesh për Shqipërinë, por ne të keqen më të madhe e kemi brenda dhe burimin më të madh të dezinformimit, të gënjeshtrave nuk kemi pse e kërkojmë gjetkë por e kemi këtu dhe është prodhuar në mënyrë kriminale për një seri lajmesh për gjoja sulm mbi Shqipërinë, por Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe sic e demonstroi në Turqi që goditi një raketë të ardhur nga Irani.

Kjo shpejtësi reagimi dhe ky kapacitet vlen për të gjitha vendet e NATO-s. Me gjithë keqardhjen për të keqen që nuk e ka aspak problem nëse do i jepej mundësia ta provonte edhe ndonjë sulm mbi Shqipërinë vetëm për të ushqyer shpresën e kotë se do të përmbyset i ashtuquajturi regjim i Edi Ramës” tha ai.

spot_img

Latest articles

Related articles