Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku një automjet tip ‘KIA’ është përplasur me një ‘Benz’.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit tip ‘KIA’, një 39-vjeçare dhe janë plagosur drejtuesi i ‘Benzit’ dhe një pasagjer që udhëtonte me të.
Një automjet tip “Kia” i drejtuar nga 39-vjeçarja Nertila Abazaj dhe një tjetër automjet tip “Benz” me drejtues P.M.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



