Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në rrugën provizore në Librazhd-Përrenjas.
“Kur ka zhurma të kësaj natyre duhet të presësh të bjeri zhurma e madhe e fryrë. Është plan i kësaj natyre ku mjafton të vish ta shofësh dhe e kupton se këtu nuk ka dorë njeriu që mund ta ketë shkaktuar nga paaftësia e tij. Gjithë pjesa e ndërtuar tashmë është spektakolare në cdo aspekt dhe puna vazhdon” tha kryeministri.
I shoqëruar nga ministri i infrasktrukturës, Ena Karaci, drejtori i ARRSH-së, drejtuesi politik të Elbasanit, drejtori i insitutit të gjeologjisë dhe Ervin Demo, Rama pasi inspektoi rrugën zhvilloi një takim me banorët e zonës.
Në fjalën e mbajtur para të pranishëmve, Rama bëri me dije se doli vetë në terren për të parë situatën për të cilën u tha se është pasojë e korrupsionit duke theksuar se ai ka qenë në dijeni se zona e Librazhdit kryesisht ka pasur probleme me rrëshqitjen e dherave.
Ndërsa shtoi më tej se gënjeshtra për situatën në fjalë u përhap shumë shpejt nëpër media të ndryshme, duke theksuar se po punohet shumë që situata të përmirësohet.
“Këtu ju keni një përfaqësues legjendar që s është i pranishëm, Taulant Balla i cili ma ka thënë me kohë që zona ka pasur propblem me rrëshqitjen për shkak të gjeologjisë. Jetojmë në një kohë kur gënjeshtra bën xhrion e botës më shpejt sesa e vërteta ngre pantallonat. Shpejtësia e gënjeshtrës është bërë më e madhe se kur u tha, ndërkohë që e vërteta është në një vështirësi shumë të madhe për shkak të të gjitha vorbullave e uraganëve të gënjeshtrave që vijnë përmes kanaleve të mediave. Por e vërteta del dhe fiton” u shpreh kryeministri.
Fjala e Edi Ramës: Kur ka zhurma të kësaj natyre duhet të presësh të bjeri zhurma e madhe e fryrë. Është plan i kësaj natyre ku mjafton të vish ta shofësh dhe e kupton se këtu nuk ka dorë njeriu që mund ta ketë shkaktuar nga paaftësia e tij. Gjithë pjesa e ndërtuar tashmë është spektakolare në cdo aspekt dhe puna vazhdon. Kjo është fatkeqësi natyrore që ndodh për shkak të mbingarkesës që ka pasur. Ndjesë njerëzve që u mbytën me baltë dhe llum në të gjitha drejtimet.
Falenderojmë zonjat që punojnë në bashkinë e Përrenjasit e të Librazhdit dhe të tjerët që janë të pranishëm. Duhet të shikonim nga afër për t’i treguar publikurt atë që 150 metra shkaktuan shqetësim e rrebesh balte të jashtëzakonshme nga makineritë e baltave politike e mediatike që ka tundur 700 tenxheret me gjithë llojet me demek se u shemb rruga nga korrpupsioni ndërkohë që segmenti është i vjetër dhe kjo lidhet me një fenomen tërësisht natyror.
Këtu ju keni një përfaqësues legjendar që s është i pranishëm, Taulant Balla i cili ma ka thënë me kohë që zona ka pasur propblem me rrëshqitjen për shkak të gjeologjisë. Jetojmë në një kohë kur gënjeshtra bën xhrion e botës më shpejt sesa e vërteta ngre pantallonat. Shpejtësia e gënjeshtrës është bërë më e madhe se kur u tha, ndërkohë që e vërteta është në një vështirësi shumë të madhe për shkak të të gjitha vorbullave e uraganëve të gënjeshtrave që vijnë përmes kanaleve të mediave. Por e vërteta del dhe fiton.



