Të shtunën që lamë pas, boshti nazi-fashist, kristiona-sionist Amerikë + Izrael sulmuan Iranin dhe normal të tëra mediat kudo në botë edhe këtu te ne u morën me këtë lajm të rëndësishëm për gjithë botën.
Ditën e hënë në disa media shqiptare u shfaqën disa individë të cilët nuk ishin shumë të interesuar për atë çka ndodhte e diskutohej rreth këtij konflikti, por ata ngritën shqetësimin “e tyre” se disa individë që merren kryesisht me analiza ushtarake dhe gjeopolitike (këtu nuk e kam llafin për veten time) po përhapnin panik në Shqipëri se gjoja Irani do godasi kampin e MEK në Manzë të Durrësit.
Askush deri më sot nuk ka shprehur se kampi do goditet, por askush, përfshi edhe mua nuk e ka mohuar se Irani ka kapacitete ta godasi këtë kamp, dhe se aktiviteti politik i pjesëtarëve të këtij kampi, në kundërshtim me statusin e tyre të refugjatit humanitar në vendin tonë, po e rezikon edhe Shqipërinë në rast se ky konflikt që ka nisur përshkallëzohet edhe më tutje.
E gjithë kjo fushatë mediatike e inicuar nga struktura të caktuara të Policisë së Shtetit dhe të SHISH, që i përkasin kryesisht drejtorive të Antiterrorit në të dy këto institucione, po bëhet me urdhër direkt të njeriut më të paditur dhe më antishqiptar e më antikombëtar që ka pasur deri më sot ndonjëherë Shteti Shqiptar që nga themelimi i tij, Kryetarit të këshillit të Ministrave të Republikës (private) të Shqipërisë Ed(vin) Ramës.
Po do thonë gjithë patronazhistat dhe ata që nuk po kuptojnë akoma gjë, se pse do merret Rama me këto gjëra?!!
Ja ta sqarojmë se kështu edhe do të kuptojmë se kujt në të vërtetë po i shërbejnë këto institucione dhe të tërë këta individë që kanë marrë përsipër të bëjnë zhurmuesin e patronazhistin e partisë.
Ditën e hënë, ndërkohë që bota dhe media zienin për konfliktin, Rama publikon një letër në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ)”.
Do thoni ju që nuk ka asgjë të keqe të botosh letra. Jo, vërtet nuk ka as të botosh letra e as të shkruash letra, përjashto rastet kur ato janë anonime dhe kur ato janë në dëm të kombit.
Dhe letra që Rama ka publikuar nuk e ka shkruar vetëm vetë, por kësaj rradhe ai ka zgjedhur që këtë letër ta shkruajë sëbashku me “dashurinë e tij të jetës politike”, presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Dhe në këtë letër që të gjithë të interesuarit mund ta gjejnë në internet Rama dhe Vuçiç i kërkojnë Europës dhe vendeve anëtare të saj që të pranojnë në Europë pa kushte dhe sa më parë këto dy vende.
E theksoj – sa më parë, dmth pa plotësuar asnjë kusht.
Po cili është kushti kryesor që BE i ka vendosur Serbisë? – Që ajo të njohi Kosovën.
Pra Rama bëri atë që di të bëjë më mirë, ti nguli Kosovës dhe në këtë rast gjithë kombit shqiptar një thikë pas shpine.
Rama që para një jave u jargavit te Trump duke përdorur UÇK dhe disa drejtues të saj, ai që nuk la gjë pa thënë kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës , duke e paraqitur veten dhe partinë e grupin e vet parlamentar sikur këta janë mbrojtësit e vetëm të UÇK dhe Kosovës, të hënën i shiti të gjithë.
Por ja që dardha thotë populli ynë e ka bishtin mbrapa.
Dhe bishti i kësaj dardhës paskish qënë thika e helmatisur që i nguli Kosovës dhe gjithë sakrificës së UÇK -së e kombit shqiptar, ditën e hënë me këtë kërkesë me shkrim.
Për Ramën nuk ka rëndësi më Kosova, nëse ajo njihet nga Serbia apo jo, për të ka rëndësi vetëm Serbia dhe vetvetvetja e tij.
Dhe për të hequr gjithë vëmendjen nga ky akt antikombëtar që bëri, atëherë ai lëshoi gjithë patronazhistët dhe zhurmuesit e partisë nën kontrollin e zyrave përkatëse të antiterrorit, nëpër media të shkruara e vizive që të zhurmojnë për rrezikun që analistët po i sjellin popullit shqiptar se gjoja këta po përhapin panik në popull, ndërkohë që ai që ka për detyrë t’i shërbejë popullit, i shiti haptazi interesat kombëtare dhe shtetërore të këtij populli, që fatkeqësisht një pjesë e tij edhe e ka votuar dhe e voton akoma.
Të gjithë ata që deri më sot kanë bërë zhurmuesin e patronazhistin e partisë do bëjnë mirë që t’i vënë gishtin kokës e ti thërresin mendjes e të shohin se kujt janë duke i shërbyer, dhe këtë duhat ta bëjnë edhe gjithë institucionet e këtij shteti, dhe në veçanti institucionet e lartpërmendura.
Pasi tashmë është e shkruar e zeza në të bardhë nga Rama, se ky po i shërbën interesave antikombëtare të Serbisë, dhe si rrjedhojë të gjithë ju jeni duke i shërbyer interesave Serbe.
Më këtë letër Rama e vulosi se ai dhe qeveria e tij, partia e tij dhe edhe parlamenti shqiptar që nuk reagon sëbashku me opozitën, janë vetëm një tufë Kuislingësh në këtë vend.



