Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Ura Dervishbeg në Shkodër.
Shtetasi Izvin Gucia ka qëlluar me armë zjarri në afërsi të një ambienti servis.
Sipas policisë për pasojë është plagosur 45-vjeçari Genc Hoxha.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.



