Shfryhet dosja “Sterlizimit”, gjykata jep dënimet për 8 persona! Nuk ka grup kriminal

spot_img
Advertisements

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për 8 ish zyrtarët e pandehur për dosjen e “Sterilizimit”, ku mes tyre janë edhe ish- zv. ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rapaj.

Vendimi

1-Klodian Rjepaj – 6 vite burgim- me gjykim të shkurtuar- 4 vite burgim.

2-Ilir Rrapaj – 6 vite burgim , me gjykim të shkurtuar 4 vite burgim.

SPAK kishte kerkuar 10 vjet burg/ nga gjykimi i shkurtuar 6 vjet 8 muaj

3-Marsela Serjanaj – me 3.6 vite, perfundimisht 2.4, urdheroher lirimi dhe shuarje mase.

4-Sajmir Kadiu – 3.6 vite burg. Perfundimisht lirohet.

5-Petref Mersini – 3.6 vite, denohet me 2.4 vite me gjykim shkurtuar dhe u vendos ne sherbim prove per 24 muaj.

6-Arben Gjata – 3.6 dhe me gjykim shkurtuar me 2.4 vite dhe pezullim vendimi dhe vendosje sherbim prove 24 muaj.

7-Genc Byrazeri – me denim 1.6 vite, konvertohet dhe perfundimisht duhet te beje pune 80 ore ne interes publik.

8-Naile Ajazi – sherbim prove per 2 vite

Ish- ministri i Shëndetësire Ilir Beqaj po gjykohet i ndarë me procedurë të zakonshme.

spot_img

Latest articles

Related articles