Floriana Garo: Burrin e njoha në Linkedin, flisnim aty se e doja intelektual

spot_img
Advertisements

E saporikthyer nga Gjeneva, Floriana Garo e ftuar tek Rudina foli për herë të parë për njohjen me bashkëshortin.

Floriana Garo me bashkëshortin, foto nga Google

“Virtualisht jam njohur, në një platformë që s’përdoret shumë në Shqipëri, në LinkedIn. Ai më kishte bërë një mesazh. Mua më pëlqeu shqipja e tij, një djalë shqiptar që jetonte jashtë, i artikuluar. Iu përgjigja dhe nisëm komunikimin për një kohë të gjatë.

Takimi i parë ishte në Itali, lam një vend të mesëm. E kam mbajtur sekret për një kohë të gjatë dhe kështu e kam shijuar”, tha Floriana. Ajo zbuloi se fillimisht planet ishin që të vinte ai në Shqipëri.

“Ai kishte karrierën e tij atje, por edhe unë timen këtu. Planet ishin që të vinte ai në Shqipëri dhe e provuam, por nuk funksionoi. Ndaj thashë, epo mbase dhe unë do ta kem të vështirë ta përballoj edhe jetën publike edhe mëmësinë. Ndaj u largova”, tregoi Floriana që prej dy vitesh është shpërngulur.

spot_img

Latest articles

Related articles