“Ne socialistët ia fusim njëri-tjetrit” – Rama: Shkoni në dyert e ambasadave dhe shani shokët

spot_img
Advertisements

“Çfarë është kjo punë!!? Ne, socialistët ia fusim njëri-tjetrit. E papranueshme! Duhet të jemi bashkë!”

Këto kanë qenë disa nga fjalët me të cilët kryeministri Edi Rama u është drejtuar deputetëve dhe ministrave socialistë, mëson newsbomb.al, me të cilët po zhvillon takime me dyer të mbyllura prej më shumë se 9 orësh në Pallatin e Brigadave, të Rruga e Elbasanit.

Fjalë që janë shoqëruar më pas me vendime të befasishme që kanë prekur gjysmën e kabinetit qeveritar, me emërime, largime e rotacion në pak dikastere.

“Ju shkoni në dyert e ambasadave dhe shani njëri-tjetrin. Kjo është e papranueshme! Ne duhet të jemi bashkë” ka qenë fraza që Edi Rama ka përsëritur në Pallatin e Brigadave, duke ju drejtuar një prej ministreve të tij, e cila sot është përfundimisht jashtë kabinetit.

Bëhet fjalë pikërisht për Elisa Spiropalin, për të cilën newsbomb.al ka raportuar edhe pak ditë më parë se zyrtarisht ajo është shpallur “non-grata” nga Edi Rama. Kryeministri nuk i ka kursyer pakënaqësitë publike për të, ndërsa me dyer të mbyllura ka qenë edhe më i ashpër.

“Ç’është kjo punë?! Ne socialistët ia fusim njëri-tjetrit”, është shprehur më tej kryesocialisti, duke ju referuar edhe zhvillimeve në selitë diplomatike.

spot_img

Latest articles

Related articles