Në Festivalin e Sanremos 2026, u realizua një takim historik mes dy “Sandokanëve”: aktorit të paharrueshëm Kabir Bedi, i njohur nga seriali televiziv i vitit 1976, dhe Can Yaman, i cili interpreton të njëjtin personazh në remake-in e ri të transmetuar në Rai1, dhe për publikun shqiptar në televizionin Vizion Plus.
Ky moment bashkoi tre breza dhe 50 vjet histori të serialit.
80-vjeçari Bedi iu drejtua publikut italian duke falenderuar për dashurinë dhe respektin që i është dhënë gjatë pesëdhjetë viteve: “Faleminderit për dashurinë tuaj, për respektin që më keni dhënë në këto 50 vjet.” Can Yaman e përshëndeti me një gjest tradicional turk, duke puthur duart e tij dhe më pas duke i prekur me ballë, duke shpjeguar: “Kështu bëjnë të rinjtë në Turqi me të mëdhenjtë.” Bedi u shpreh i emocionuar për praninë e tij në Sanremo, një festival “i njohur në mbarë botën.”
Kabir Bedi foli edhe për përgjegjësinë e të luajturit rolin e Sandokan: “Të jesh Sandokan është një përgjegjësi e madhe, është një figurë ikonike. Ne jemi shumë të lumtur që interpretojmë këtë personazh kaq të rëndësishëm për kulturën italiane. Duhet të kujtojmë se njerëzit na admirojnë jo vetëm për interpretimin tonë, por edhe për atë që Sandokan përfaqëson.”
Ai e përgëzoi Can Yaman duke i thënë: “Ti je një pasardhës dinjitoz.



