Kancelari gjerman është i korruptuar dhe ka inat Ramën, sipas Batonit

spot_img
Advertisements

nga Sebastian Zonja

Për të disatën herë, për çudi, analisti Baton Haxhiu fshikullon Gjermaninë si vend i korruptuar. Qesharake kur e mendon. Mbi të gjitha, përkon propaganda antigjermane në Tiranë dhe në Beograd.

Çfarë po ndodh?

Në Ballkan, sa herë janë fërkuar Berlini me Uashingtonin, shqiptarët e kanë ndjerë këtë mëri mes dy fuqive të rëndësishme.
Dekadën e kaluar, kur Gjermania nisi Procesin e Berlinit, frika e Uashingtonit ishte krijimi i një aksi gjermano-rus që do izolonte influencën amerikane në Ballkan. Serbia ishte pro Procesit të Berlinit.
Duke parë këtë shkelje syri të kancelares Angel Merkel ndaj Moskës, SHBA-të ndërmorën nismën tjetër, Ballkanin e Hapur. Tirana dhe Prishtina u ndanë në këtë pikë. Edi Rama mori krahun e Amerikës, Albin Kurti qëndroi në krahun e Gjermanisë.
Serbisë i voliste si njëra, si tjetra. Të vetmit që po bënin sherr ishim ne, sepse s’kemi asnjë busull se ku do shkojmë pas dy dekadash. Veç sherre momenti të veshura me patriotizëm.
Më Tiranë, opozita e nuhati këtë lojë interesante dhe mori krahun e Albin Kurtit dhe të Evropës. Por ajo që vumë re në fund është se fitoren e kapitalizoi Kurti, jo opozita në Tiranë.
Mënyra se si kërkon ta ndërtojë strukturën e aleancës së vet Kurti është çështje për kabinetin e tij, ndërsa në Tiranë shohim mefshtësi opozitare për t’i bërë ballë Edi Ramës në terrenin e brendshëm dhe të jashtëm.
Aktualisht, teksa Gjermania po tregohet e ashpër me Beogradin dhe Tiranën për rrugëtimin Evropian, zëri i vetëm që dëgjohet është kritika e Baton Haxhiut se Gjermania ka korrupsion. Tek tuk, dëgjojmë të flasë ndonjëri prej këtyre që marrin fonde gjermane, por kanë zë të mekur. Edhe nga deputetët e PD-së nuk e kupton dot nëse po mundohen të na bëjnë pjesë të Bashkimit Evropian, apo duan të na bëjnë shtetin e 51-të amerikan!!! Ndërkohë, e izoluar nga Amerika, fatkeqësisht, as Berlini nuk ka besim te lidershipi opozitar. Nëse evropianët do donin të investonin për faktorizimin e opozitës, kanë kuptuar se shumica mbeten me mentalitet sovjetik, si qëmoti. Bëhen me më të fuqishmin, blihen lehtë, s’kanë besnikëri, janë të dhënë pas parave, hipokritë dhe nuk dinë të ndërtojnë aleanca afatgjata.
Duke parë këtë mentalitet, i cili është lehtësisht i dallueshëm, evropianët që kanë kaq kohë që investojnë në vend për afrimin me Bashkimin Evropalian, preferojnë më mirë të merren me pushtetin, se të investojnë te hipokrizia e opozitës, e cila nuk di të bëjë dallimin mes të qenit aleat afatgjatë dhe partner në vlera.

Faktikisht, përveç një vale të gjerë migratore drejt Gjermanisë, e cila i shërben lokomotivës së Evropës për të mbushur boshllëqet e saj, nuk kemi parë ndonjë përfitim të madh prej këtij vendi të rëndësishëm në Bashkimin Evropian. Shpeshherë ngatërrojmë kontributet e Austro-Hungarisë, Italisë apo Britanisë së Madhe me ato të Gjermanisë. Po ashtu, hiq disa të çartur fashistë e nazistë në fillimvitet ’20 në Shqipëri, anti-zogistë të gjithë, nuk gjejmë ndonjë ndihmë të drejtëpërdrejtë ndaj shqiptarëve. Më shumë ka bërë dëm bashkimi kombëtar nën fashizëm se ka shërbyer për mirë.

spot_img

Latest articles

Related articles